YPG-PKK-ja ka rrethuar me llogore Munbixhin

Teksa SHBA-të ende nuk ka mbajtur premtimin e dhënë ndaj Turqisë për çështjen e Munbixhit, gjatë kësaj periudhe organizata terroriste YPG/PKK ka rrethuar qendrën e rajonit me kanale dhe barrikada prej dheu.

Zëdhënësi i presidencës turke, İbrahim Kalın, një ditë më parë duke iu referuar marrëveshjes së arritur me SHBA-të më 4 qershor, pasi ka rikujtuar se në këtë marrëveshje janë dakordësuar që brenda 90 ditëve Munbixhi të pastrohet nga YPG/PKK-ja, ka theksuar se pas kësaj kanë hyrë në lojë “taktikat e shmangies”.

Hulumtimet e AA-së brenda në Munbixh, kanë treguar se organizata vazhdon vendosjen e saj në këtë rajon me qëllimin se nuk do të dalë nga Munbixhi.

Sipas përcaktimeve të burimeve të AA-së në rajon, YPG/PKK-ja ka nisur të rrethojë me gropa dhe llogore qendrën e Munbixhit të cilin e mori nën kontroll me mbështetjen e SHBA-ve në gusht të vitit 2016. Në të njëjtin muaj pasi Forcat e Armatosura Turke nisën operacionin “Mburoja Eufratit”, organizata YPG/PKK përshpejtoi këto aktivitete të saj për t’i ndërprerë më pas gërmimet kur SHBA në muajin prill ndërtoi baza në dy rajone pranë elementëve të “Mburojës së Eufratit”.

Organizata ka përshpjeguar sërish punimet e gërmimeve që nga muaji qershor pas marrëveshjes Turqi-SHBA për nxjerrjen e YPG/PKK-së nga rajoni, ku theksohet se ajo ka përfunduar ndërtimin e gjithë llogoreve, gropave dhe barrikadave prej dheut në poziconet që rrethojnë qendrën e rajonit.

Linja e formuar nga bashkimi i llogoreve ka një gjatësi gjithsej prej 29.3 km, ku po ashtu organizata ka vendosur edhe barrikada prej dheu me përmasa të ndryshme para gropave.

Nga fotografitë satelitore që ka siguruar AA, linjat në fjalë nga lart shihen në formën e vijave të bardha të holla.

Po ashtu organizata në mesin e linjave të gropave ka gërmuar edhe tunele për tu përdorur në një luftë të mundshme.

Në disa zona brenda vijës kryesore, ka llogore dhe barrikada të tjera prej dheu me një gjatësi rreth 1 deri në 3 kilometra.

Si pasojë e vijave të gropave që rrethojnë Munbixhin, hyrjet dhe daljet nga ky rajon mund të kryhen vetëm nga disa pika të caktuara.

Gjithashtu theksohet se organizata vazhdon të mbledhë forca kundër një operacioni të mundshëm ndaj Munbixhit.

Organizata këtë taktikë e ka përdorur edhe në Afrin, ku pas nxjerrjes së YPG/PKK-së nga rajoni Afrin, në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” u zbulua se organizata kishte hapur gropa dhe llogore në shumë pika për të mos dalë nga rajoni.

– Trajnim për terroristët duke përdorur emrin FDS

Në anën tjetër, organizata jep trajnime për elementët e ardhur në Munbixh pas largimit nga Afrini i cili i çlirua nga okupimi në kuadër të operaconit ‘Dega e Ullirit‘. Këto trajnime kryhen me mbështetjen e SHBA-ve nën çatinë e të ashtuquajturës Forcat Demokratike të Sirisë (FDS).

Gjithashtu YPG/PKK-ja në pikat e Munbixhit që janë në kufi me rajonin e operacionit ‘Mburoja Eufratit‘ po kryen grumbullime ushtarake.

– Takime për mbrojtjen e Munbixhit nën kryesimin e krerëve të Kandilit

Krerët me origjinë nga Kandili të ardhur në Munbixh nga Afrini, gjatë këtij procesi me elementët e FDS kanë kryer katër takime me temë “mbrojtjen e Munbixhit”. Takimi i fundit është zhvilluar dy javë më parë nën kryesimin e Nureddin Sofi përgjegjës për terrenin ushtarak në Siri, i cili është një prej krerëve të PKK-së.

– Harta e rrugës Turqi-SHBA për siguri dhe stabilitet në Munbixh

Turqia dhe SHBA-të më 4 qershor arritën një marrëveshje për pastrimin e rajonit nga terroristët dhe për sigurimin e stabilitetit të përhershëm.

Hapi i parë konkret i marrëveshjes u krye më 18 qershor me aktivitetin e patrullimit të koordinuar nga elemtntët e ushtarëve turq dhe atyre amerikan. Turqia dhe SHBA-të deri më tani kanë zhvilluar 55 herë partullime të koordinuara të pavarura.

Zëdhënësi i koalicionit kundër DEASH-it nën udhëheqjen e SHBA-ve, koloneli Sean J. Ryan, më 18 shtator kishte deklaruar se, “Në Munbixh ka shumë pak anëtarë të YPG-së. Ne i qëndrojmë marrëveshjes. YPG nuk do të jetë pjesë e Munbixhit”.

Por, SHBA ende nuk ka hedhur hap për të përmbushur premtimin e saj në lidhje me tërheqjen e elementëve të YPG/PKK-së nga Munbixhi.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne