YPG/PKK vazhdon propagandën kundër Turqisë

Terroristët e YPG/PKK-së vazhdojnë të përhapin propagandë kundër operacionit turk “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë.

“Terroristët bëjnë pretendime të rreme se Turqia shkurtoi furnizimin me ujë të provincës Hasakah për të nxitur përhapjen e koronavirusit në rajon”, thanë burime të sigurisë, që folën në kushte anonimiteti për shkak të frikës nga hakmarrja.

Ata theksuan se grupi terrorist synon të nxisë armiqësi kundër Turqisë.

Më tej, ata shtuan se Turqia riparoi stacionin e ujit Allouk në rajon, i cili më herët u bë i papërdorshëm nga YPG/PKK, por është jashtë shërbimit pasi regjimi sirian nuk siguroi energji elektrike të mjaftueshme.

Gjatë bisedimeve midis Rusisë dhe Turqisë, u ra dakord që furnizimi me ujë të sigurohej në rajonin Hasakah, si dhe në zonat rurale të rajonit të operacionit “Burimi i Paqes”.

Pasi regjimi nuk siguron energji të mjaftueshme elektrike nga digat Tishreen dhe Tabqa tek termocentrali Mabruka (një qendër shpërndarëse e energjisë në rajon), energjia elektrike shpesh ndërpritet në rajon.

Burimet theksuan se regjimi duhet të rregullojë transformatorët dhe linjat e energjisë për të siguruar furnizim të patrazuar me ujë në Hasakah dhe në zonat rurale të tij.

Sipas burimeve, ata duhet të furnizojnë çdo ditë të paktën 70 megavatë energji të pandërprerë në zonën e operacionit “Burimi i Paqes”, por ato furnizojnë vetëm 10 megavatë që nuk është e mjaftueshme për të përmbushur nevojat e rajonit.

Për shkak të pamjaftueshmërisë së gjeneratorëve në objektet ujore dhe vështirësitë në marrjen e naftës së nevojshme për funksionimin e gjeneratorëve, tashmë për një kohë uji nuk mund të furnizohej në rajonin e operacionit “Burimi i Paqes”. Kjo i bëri njerëzit në këtë rajon të përdorin ujë nga një pus.

Që nga viti 2016, Turqia ka nisur tre operacione të suksesshme kundër-terroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori të terrorit dhe të mundësojë zgjidhjen paqësore nga vendasit, gjegjësisht operacionin “Mburoja e Eufratit” në vitin 2016, “Dega e Ullirit” në vitin 2018 dhe “Burimin e Paqes” në vitin 2019.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE) ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG është dega siriane e PKK-së./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne