Bota

Yusuf Islam: Myslimanët duhet ta gjejnë rolin e tyre

Yusuf Islam, muzikanti britanik dhe edukatori me famë botërore ka deklaruar se bota myslimane duhet të zhvillojë ndjenjën e vet të besimit dhe ambicies.

“Është vështirë të gjesh një vend mysliman që prodhon avionë, makina apo televizorë të vet”, tha Islam, i njohur po ashtu si Cat Stevens, duke folur në Samitin Botëror të Hallallit në Stamboll.

“Umeti mysliman e ka humbur rolin e tij si mësues global i këtij mesazhi brilant (Kur’ani)”, theksoi ai.

Ai tha se vendet myslimane janë dominuar nga mendime që ishin të huaja ndaj filozofisë së islamit.

“Pra, shumë shkolla sot po mësojnë gjëra të shkëlqyera, teknologji… por ku është Zoti, ku është Allahu”, tha Islam.

Yusuf Islam, i cili nisi karrierën e tij muzikore në vitet e 60-ta, pranoi islamin në vitin 1978. Ai ka një zinxhir të shkollave dhe organizatave bamirëse.

Samiti katër-ditor dhe “Expo Hallall” i organizuar nga Presidenca Turke ka nisur sot në Stamboll.

Në këtë organizim marrin pjesë mbi 500 blerës, 250 ekspozues akademikë dhe ekspertë nga Lindja e Mesme, Evropa Perëndimore dhe Qendrore, Ballkani dhe Afrika. (AA)

OPINIONE