Bota

Zaharova: Disfata e plotë e SHBA në planin ndërkombëtar

“Mendoj se shumë njerëz e kanë kuptuar se ky dialog i SHBA dhe Rusisë është destruktiv dhe se Amerika e shtynë veten në rrugë qorre edhe atë për shumë çështje ndërkombëtare”, ka thënë Zaharova.

Ajo ka shtuar se Uashingtoni me veprimet e tij vetëm ka treguar se në të gjitha aspektet është treguar i pasuksesshëm në rolin e policit ndërkombëtar, dhe ky është lajmi i keq për të gjithë”, ka thënë ajo.

Sipas saj, vendet e Perëndimit kanë dashur që SHBA të jenë garantë ndërkombëtarë të sigurisë, transmeton TASS.

“Mirëpo, ne jemi dëshmitarë të disfatës së plotë të SHBA në këtë plan”, ka përfunduar Zaharova.