Zarif: Deklaratat e Trumpit ndaj ekonomisë së Turqisë janë “të turpshme”

Ministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Xhevad Zarif, deklaratat e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, ndaj ekonomisë së shtetit anëtar të NATO-s, Turqisë, i përshkroi si “të turpshme”.

Në një mesazh të postuar në llogarinë e tij në Twitter-it, Zarif shkruan se “Imponimi i vështirësive ekonomike me entuziazëm nga ana e Trumpit ndaj aleatit në NATO, Turqisë, është i turpshëm. ShBA duhet të korrigjojë varësinë e saj ndaj sanksioneve dhe tiranisë, në të kundërtën të gjitha shtetet e botës do të shkojnë përtej dënimit verbal për ta detyruar atë. Ne edhe më parë ishim pranë fqinjëve tanë edhe tani do të jemi pranë tyre”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një postim të premten në Twitter kishte thënë se i ka dyfishuar tarifat doganore të çelikut dhe aluminit të Turqisë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne