Zarif i përgjigjet pretendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në përgjigje të pretendimit të DASH se ushqimet dhe medikamentet nuk janë sanksionuar deklaroi se nëse dikush ka rritur të kryeje me sukses një transfertë bankare me Iranin, atë dokument t’ia dërgojë Departamentit Amerikan të Shtetit.

Departamenti amerikan i shtetit në një mesazh në Twitter ka pretenduar duke thënë: “Iranianë të dashur një rikujtim dashamirës; Ushqimet, Medikamentet dhe ndihmat humanitare nuk janë sanksionuar”. Nga ana tjetër ministria e jashtme e Iranit në faqen e saj në Twitter duke iu përgjigjur këtij pretendimi të DASH ka thënë: Iranianë dhe amerikanë të dashur, një rikujtim dashamirës: “ Nëse arrini me sukses që nga shtëpia juaj, nga ndonjë kompani apo bankë e afërt me vendin ku jetoni, të kryeni transfertë të thjeshtë parash nëpërmjet bankës për të blerë apo për të dërguar medikamentin Advil, një kilogram fasule apo qoftë edhe një maskë në drejtim të Iranit, dokumentin e kryerjes së kësaj transferte dërgojani DASH. Muhamed Xhavad Zarif, kohët e fundit i ka dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm të OKB ka thënë: megjithë kapacitetin shkencor të sistemit shëndetësor të Iranit, sanksionet dhe parakushtet e Amerikës për ndalimin e shitjes së medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore për Iranin, kanë krijuar pengesa serioze në përpjekjet për përballjen me virusin korona./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne