Lulzim Basha bëhet më diktator se Edi Rama

Lulzim Basha po vazhdon me fushaten e tij të përditshme. Ka ditë që ai thotë se Rama zbatoi planin që ne i sygjeruam.

Nuk kanë kaluar shumë orë ku Basha i ka kërkua kryeministrit tonë katolik të shpallë gjendjen e jashtëzakoshme në të gjithë vendin.

Pra me pak fjalë kërkon izolim të mëtejshëm të shqiptarëve. Masat e marra nga Rama janë mbështetur me “forcë” nga opozita.

Vendi jonë ka 10 ditë që është në karantinë dhe në shtetrrethim. Policia dhe ushtria janë në rrugë dhe ne po shikojmë gjëra që në të ashtuquajturën “demokraci” nuk duhet të ndodhnin. Në rradhë dhe duke u zënë me grushta për bukë, me orar për për të dalë për nevojat që familjet kanë, rrahje nga policia e shtetit të shtetasve të saj dhe sot ndjekja me dron e qytetarëve për të parë ata që kishin thyer rregullin e karantinës është pikërish ajo që do bënte edhe Basha nëse do të ishte në pushtet./Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne