Zarif: Në rast të dërgimit të dosjes së Iranit në KS, paraqitet dalja nga NPT

Ministri i punëve të jashtme të Iranit vuri në dukje veprimet e paarsyeshme dhe të paligjshme të shteteve evropianëve ndaj marrëveshjes bërthamore, theksoi se në rast se dosja e Iranit kthehet në Këshillin e Sigurimit të OKB, do të paraqitet dalja e Teheranit nga traktati NPT.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit ditën e hënë deklaroi se Teherani nëpërmjet rrugëve ligjore do të ndjekë vendimin e fundit të shteteve evropiane në lidhje me aktivizimin e mekanizmit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në marrëveshjen bërthamore. Republika Islamike e Iranit çështjen e metodës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve e ka filluar në mënyrë zyrtare pas daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore.

Zarif shtoi: “Irani tre letra i ka dërguar më 10 maj, 26 gusht dhe në nëntor të vitit 2018 për Federica Mogherinin, shefen e diplomacisë evropiane në atë kohë dhe në këto letra në mënyrë zyrtare ka deklaruar se në mënyrë zyrtare ka filluar metodën për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”.

Ministri i jashtëm i Iranit tha: “Republika Islamike e Iranit pas letrës së muajit nëntor, i ka dhënë kohë Bashkimit Evropian 7 muaj dhe në muajin maj të vitit 2019, ka filluar reduktimin e zbatimit të zotimeve të veta që gati dy muaj më vonë kishte efekt në veprim”.

Zarif duke thënë se Irani ka marrë pesë hapa për reduktimin e zbatimit të zotimeve në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe nuk do të marrë hap tjetër për reduktimin e zotimeve në marrëveshjen bërthamore, theksoi: “Në rast se evropianët kthehen në zotimet e tyre, atëherë edhe Irani ndërprenë reduktimin e zotimeve, mirëpo nëse evropianët do të vazhdon metodën e lojës politike të tyre, atëherë Republika Islamike e Iranit ka shumë mundësi të tjera të cilat mund t’i vendosë në zbatim”./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne