Zarif: Shkaku kryesor i pasigurisë në Gjirin Persik, ndërhyrja dhe terrorizmi ekonomik i Amerikës

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se shkaku kryesor i pasigurisë në Gjirin Persik është ndërhyrja dhe terrorizmi ekonomik i Amerikës kundër iranianëve.

Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke publikuar një pjesë të intervistës së tij me rrjetin informativ Al Jazeera në gjuhën angleze ka thënë: Futja e anijeve të reja luftarake të huaja në Gjirin Persik dhe kthimi i rajonit në një fuçi baruti, vetëm sa shton rrezikun e shpërthimit. Nëse Amerika kërkon siguri në lundrimin e anijeve, ajo duhet të ndërpresë sjelljet e saj destabilizuese. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një cicërim të tij në Twitter pasi vuri në dukje se rrezet e armatimeve kërcënojnë sigurinë e rajonit shtoi: Irani vitin e kaluar edhe pse ka më shumë se 1 milion ushtarakë ka shpenzuar vetëm 16 miliard dollarë për qëllimet ushtarake, ndërsa Arabia Saudite ka shpenzuar 5 herë më shumë sesa Irani në blerjen e armatimeve dhe pajisjeve ushtarake. Shefi i diplomacisë iraniane vuri në dukje se vetëm me anë të bashkëpunimit rajonal mund të arrihet siguria reale dhe shtoi; Mbushja e depove me armatime jo vetëm që kërcënon paqen por ajo as nuk jep mundësi fitoreje në luftë. Kohët e fundit Amerika për të shtuar presionet ndaj Iranit, ka shtuar praninë e saj ushtarake në rajonin e Gjirit Persik dhe së bashku me partnerët e saj si Anglia, ka kryer disa veprime provokuese, si përpjekja për krijimin e një koalicioni ushtarak në Gjirin Persik./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne