Zbardhet pasuria qindra miliona euroshe, ja sa e pasur është qeveria ‘Haradinaj’

Mediat kosovare kanë publikuar pasurinë e ministrave të qeverisë së Haradinaj duke vlerësuar se në total kjo pasuri vlerësohet mbi 312 milionë euro. Më të pasurit janë Bexhet Pacolli, Besim Beqaj dhe Dardan Gashi.

Pjesa më e madhe e ministrave në Qeverinë e Ramush Haradinaj janë milionerë. Mediat kosovare kanë publikuar pasurinë e qeverisë së re në vend duke theksuar se më i pasuri në kabinetin e Haradinaj është lideri i AKR-së, Bexhet Pacolli, njëkohësisht ministër i Punëve të Jashtme, pasuria e të cilit në bazë të deklarimeve të tij të fundit, përkatësisht të vitit 2013, arrin në rreth 300 milionë euro.

Gazeta “Zëri” ka bërë një llogaritje të pasurisë së kabinetit të kryeministrit të ri Haradinaj, pasuria e të cilëve kalon shumën prej 312 milionë eurosh pa  përfshirë këtu edhe disa ministra të rinj, të cilët nuk kanë pasur më parë funksione të larta shtetërore dhe nuk e kanë pasur për detyrim të deklarojnë pasurinë. Kryeministri Ramush Haradinaj ka 700 mijë euro pasuri të patundshme, dhe 120 mijë euro të ardhura, përfshirë këtu pagën e tij dhe pensionin e invalidit prej 18 mijë eurosh në vit, 74 mijë euro qera vjetore nga shtëpia, si dhe 30 mijë euro të ardhura vjetore të bashkëshortes.

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka deklaruar pasuri të patundshme prej  820 mijë eurosh, zëvendëskryeministri Dalibor Jevtic 440 mijë euro dhe zëvendëskryeministri Dardan Gashi, njëkohësisht ministri i Diasporës, ka një pasuri të patundshme me vlerë mbi 1 milion euro

Ministri i Financave Bedri Hamza ka deklaruar pasuri në vlerë prej 220 mijë eurosh, ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka pasuri 150 mijë euro dhe  ministri i Kulturës Kujtim Gashi ka pasuri prej rreth 380 mijë eurosh.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne