Zbardhet vendimi për kthimin për rihetim të çështjes “Tahiri”

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit, për të prishur dënimin e caktuar ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Në vendim thuhet se, në rastin e gjykimit të ish-ministrit dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës janë shkelur dispozitat për paraqitjen e akuzave të reja.

Apeli arsyeton se Gjykata për Krìme të Rënda ka zbatuar gabim nenin për aktin e gjykatës për akuzën e prokurorisë ndaj të pandehurve, duke ngritur dy akuza për të cilën ata nuk janë hetuar si kultivimi i lëndëve narkotike dhe përhapja e kultivimit të lëndëve narkotike në Shqipëri.

Lidhur me këtë akuzë, në vendim thuhet se ndonëse Gjykata për Krime të Rënda e ka quajtur kontradiktor qëndrimin e prokurorisë, e cilëson fakt penal, duke e cilësuar “Shpërdorim Detyre”

Vendimi i plotë:

Ky kolegj vlerësoi të pabazuar shkakun e pretenduar nga i pandehuri Saimir Tahiri në lodhje me zbatimin e parimit bis in në rastin konkret. Ky kolegj i gjykatës së Posaçme të Apelit çmoi se vendimi i marrë nga gjyqtari për hetimet paraprake të Katanias Itali nuk plotëson kushtet për t’u cilësuar vendim përfundimtar në repsektim të nenit 34 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë si dhe në referim të jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese.

Ky kolegj duke shqyrtuar në themel faktet e arbitruara të të pandehurve Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela në raport me aktin e njoftimit të akuzës dhe kërkesës për dërgimin e çështjes në gjyq të prokurorisë në raport me vendimin e gjyqtarit të seancës paraprake, si dhe në raport me konkluzionet e arritura nga vendimi i apeluar vlerësoi se në rastin konkret janë shkelur dispozitat për paraqitjen e akuzave të reja e lidhur kjo edhe me mos respektimin e dispozitave për ushtrimin e ndjekjes penale nga prokurori.

Gjykata për Krìme të Rënda në vlerësimin e këtij organi e ka zbatuar gabim nenin 375 të K. Pr. Penale sepse në këtë akt gjykata nuk ka rivlerësuar të njëjtin fakt të atribuuar nga prokuroria e të pandehurve por de facto ka ngritur një akuzë të re për të cilën të pandehurit Tahiri dhe Çela nuk janë hetuar-kultivimi i lëndëve narkōtike dhe përhapja e kultivimit të lëndëve narkōtike në Shqipëri. Në lidhje me këto episode dhe kultivimin e lëndëve narkōtike prokurorët janë shprehur se nuk kanë ngritur asnjë akuzë, por janë referuar për të mbështetur ekzistencën dhe qëndrueshmërinë e grupit të strukturuar krìminal pjesë e të cilit akuzohen dhe dy të pandehurit.

Gjykata për Krìme të Rënda ndonëse e vlerëson si kontradiktor këtë qëndrim të prokurorisë, duke iu referuar pikërisht këtyre episodeve që lidhen me sekuestrimin dhe asgjësimin e bimëve narkōtike në vitet 2016-2017 rikualifikon faktin penal të atribuuar ndaj të pandehurve në lidhje me trāfikimin e lëndëve narkōtike duke e cilësuar shpërdorim detyre.

Në vëmendje të këtij kolegji të gjykatës është edhe parashikimi i pikës 6 që përcakton se anëtarët e grupit krìminal në rastin konkret janë përgjegjës për të gjitha veprat penale të kryera në përmbushje të veprimtarisë krìminale.

/abcnews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne