Zbërthehet megaoperacioni anti-drogë “Tempulli”, Rrumbullaku: Shkatërrohen 23 grupe kriminale, mbi 900 kg drogë e sekuestruar

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në një konferencë për mediat ka dhënë detaje për megaoperacionin anti-drogë, në sajë të të cilit janë vënë në pranga qindra persona.

Ai deklaroi se hetimet për këtë operacion kanë nisur prej 8 muajsh, ndërsa janë iniciuar për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike pranë shkollave.

Në sajë të megaoperacionit “Tempulli” janë sekuestruar mbi 800 kg kanabis, mbi 60 kg kokainë, mbi 15 kg heroinë dhe ekstazi. Sakaq janë proceduar në gjendje të lirë mbi 1 mijë persona, janë lëshuar 296 masa arresti me burg, 214 masa sigurie, 19 arrestime në flagrancë, 82 të shpallur në kërkim si dhe janë lëshuar 356 urdhra për kontrolle në banesa e ambiente të tjera.

Rrumbullaku tha se pjesa më e madhe e të arrestuarve, u përkasin 23 grupeve kriminale në vend.

“Megaoperacioni “Tempulli”, janë sekuestruar 829 kg kanabis në 8 muaj, në formë çokollatë një pjesë, 61 kg kokainë, 15 kg heroinë dhe 15 ekstazi. Janë arrestuar ndaluar dhe proceduar në gjendje të lirë, mbi 1 mijë shtetas. 296 masa sigurie arrest burg, 356 kontrolle banesash, 214 masa sigurie, arrest në flagrancë 19 persona, 82 në kërkim, janë pjesë e 23 grupeve kriminale. Janë sekuestruar kokainë, heroinë, kanabis, armë, telefona, para të konsiderueshme…”, tha ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne