Zbulimi i Kryeministrit/ Erion Veliaj “koka e komplotit” brenda PS-së

“Po, ka komplot në PS dhe jam shumë i shqetësuar për këtë komplot, lëvizje konspirative, që synon gjëra shumë më të rënda që nuk i ndaj dot me ju. Jemi duke menduar për këtë dDhe nuk diskutohet që koka është kryetari i bashkisë së Tiranës. Ai është në krye të këtij komploti i mbështetur nga ish ministri i Brendshëm, ka edhe të tjerë por nuk ua them dot. Dyshohet dhe për institucione të tjera në këtë konspiracion, ka të dhëna që ka edhe studim shkencor të doktoreshës Kryemadhi për goditjen e qeverisë dhe më vjen keq që më kapët gal por jam i detyruar ta pranoj. Por ju siguroj që ky grupo nuk e ka të gjatë, Veliaj mund të mbjellë pemë sa të dojë, por në një pemë do të varet si shembull që në këtë parti grupet armiqësore nuk e kanë të gjatë dhe do të jetë pjesë e një vepre që do të shkruaj dhe do t’ua jap me autograf.”

Ka qenë kjo përgjigja që kryeministri Edi Rama i ka dhenë pyetjes së bërë nga njëri prej gazetarëve të pranëshëm në konferencën e tij të shtypit të fundvitit. Pyetja synonte diçka konkrete rreth përfoljeve për ekzistencën ose jo të komplotistëve brenda PS-së.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne