Zbulimi i planit për vrasjen e autoriteteve iraniane

Muhamed bin Selman, princi i kurorës i Arabisë Saudite duke dhënë ryshfete prej mëse dy vitesh mundohet ta paraqesë veten si një politikan reformator dhe progresist.

Mirëpo sot me ngjarjen e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, është publikuar imazhi i tij i një princi kriminal i cili thur plane për vrasjen e kundërshtarëve dhe për komplote shkatërrimtare. Skandalin më të fundit të rreth Arabisë Saudite e ka zbuluar gazeta amerikane Nju Jork Times. Nju Jork Times në një artikull të saj ka cituar një prej agjentëve të afërt me princin saudit trashëgimtar të fronit, i cili ka zbuluar komplotin miliarda dollarësh të Arabisë Saudite për akte destruktive në Iran dhe për vrasjen e funksionarëve iranianë. Gjeneral Ahmed Asiri, ish zëdhënës i shërbimit informativ të Arabisë Saudite në lutën e Jemenit i cili për shkak të skandalit të vrasjes së gazetarit Khashoggi është shkarkuar nga detyra e tij, në mars të vitit 2017 është takuar me Xhorxh Nader tregtar libanez dhe i afërt me Shtëpinë e Bardhë dhe Joel Zamer një prej agjentëve të Mosadit Izraelit, me të cilët ka diskutuar për planin 2 miliard dollarësh për prishjen e ekonomisë iraniane dhe për vrasjen e funksionarëve iranianë. Nader në këtë takim ka propozuar që të merret ndihmë nga një kompani me agjentë veteranë në Britaninë e Madhe. Nju Jork Times shkruan se gjeneral Asiri, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e këtij plani, zbatimin e tij e ka kushtëzuar me konfirmimin e qeverisë së Donald Trump. Ministri i punëve të jashtme të Iranit ka konfirmuar lajmet e publikuar për përpjekjet e sauditëve për të vrarë personalitetet iraniane nëpërmjet akteve terroriste.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në një intervistë me gazetën katariote “Al-Arabi Al-Xhadid”, ka konfirmuar raportin e gazetës amerikane “New York Times” në lidhje me planet e sauditëve për vrasjen me akte terroriste personalitetet dhe funksionarët iranianë dhe ka deklaruar se Irani ishte i informuar më parë rreth planeve të tilla. Zarif shtoi: “Arabia Saudite në mënyrë zyrtare ka deklaruar se do shtrijë luftën brenda në Iran dhe pas kësaj Republika Islamike e Iranit u përball me aktivitetin më të madh të grupeve të armatosura terroriste sidomos në vijën kufitar në lindje të vendit dhe ISIS ka kryer sulme terroriste siç është sulmi ndaj Parlamentit Islamik të Iranit. Muhamed Xhavad Zarif theksoi: “Autoritetet saudite synojnë të vendosin hegjemoninë e tyre mbi rajonin e Lindjes së Mesme dhe lajmet përkatëse me planet e sauditëve për të kryer veprimeve terroriste kundër personaliteteve iraniane, në realitet kanë hedhur poshtë këto pretendime të mëparshme të sauditëve të cilët kanë akuzuar Iranin për ndërhyrje në çështjet e brendshme të vendit të tyre”. Zarif në fund tha: “Bota duhet t’i hapë sytë para atyre veprimeve kundër njerëzore të Arabisë Saudite si bllokada kundër Katarit, bombardimet në Jemen, burgosja e kryeministrit të Libanit dhe vrasja e gazetarit Khashoggi”. Zarif në vazhdim foli edhe në lidhje me sanksionet e Amerikës kundër Iranit dhe tha: “Sanksionet do të kenë ndikim ekonomik dhe do të ushtrojnë ndikim negativ mbi popullin e Iranit, mirëpo nuk do të ushtrojnë ndikim mbi politikat e Iranit”. Shefi i diplomacisë iranian shtoi: “Shtetet evropiane nuk janë të gatshëm të zbatojnë zotimet e tyre politike së bashku me pagimin e një çmimi ekonomik dhe ato preferojnë që t’i ruajnë sukseset e tyre pa paguar çmimin përkatës. Kjo politik në periudhë afatgjate nuk është në interes të Evropës dhe ata do të paguajnë një çmim më të lartë. Pavarësisht kësaj, Irani po vazhdon kontaktet me partnerët e tij në Evropë, Kinë dhe Rusi duke u munduar të gjejë rrugët më të përshtatshme për t’u përballur me sanksionet e Amerikës dhe për t’i reduktuar pasojat e tyre sa më shumë”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne