Zbulohen detajet, prej 5 muajsh ishte në përgjim. Arrestohet drejtori i zjarrfikëses së Cërrikut bashkë me disa te tjere.

Një ditë më parë AMP ka arrestuar drejtorin e Shërbimit Zjarrfikës në Cërrik së bashku me katër vartës të tij, ndërsa akuzohen për krim zgjedhor.

Detaje të reja kanë dalë në dritë sot, teksa mësohet se personat në fjalë kishin mbi 5 muaj që përgjoheshin.  Sipas informacioneve, 36-vjeçari Artion Taci ishte vënë nën vëzhgim që ne muajin prill.

Para dhe pas zgjedhjeve rezulton se ai ka biseduar me mbi 40 persona të cilët mendohet se i ka ndihmuar të shmangin detyrimet ligjore që ata kishin në lidhje me masat e sigurisë për mbrojtjen nga zjarri ne bizneset e tyre.

Burime thonë po ashtu se indicia për të nisur hetimet ka ardhur pas denoncimit të një qytetari. Kujtojmë se bashkë me drejtorin Taci, në pranga ranë edhe vartësit e tij Armand Gjoka dhe Adnand Xhelili, përgjegjësi i OSHEE Cërrik Alban Shima dhe punonjësi i bashkisë së Cërrikut Agiano Dinoshi me detyre specialist në zyrën e taksave.

Mbi kreun e zjarrfikëses rëndojnë veprat penale të “Ushtrimit te ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore. Dy vartësit e tij akuzohen për “Përdorim të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Ndërsa punonjësi i bashkisë është arrestuar për  lëshim të vërtetimeve false për disa biznese gjatë periudhës së fushatës zgjedhore të 14 majit.

Kreu i zjarrfikëses së cërrikut Artion Taci ishte pezulluar nga puna pak kohë më parë. Nuk është hera e parë që 36-vjeçari përfundon në prangat e policisë. Në janar të këtij viti ai është arrestuar nën akuzën “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt në gjendje të dehur”./TPZ

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne