Zbulohet 18-vjeçari i dënuar që do të bënte vrasjen në Lezhë (Foto)

Saimir Shpëtim Hima lindur në Gramsh dhe banues në lagjen “Shenkoll” në Elbasan është 18-vjeçari i cili u arrestua dy ditë më parë nga drejtoria e policisë në Lezhë i dyshuar si vrasës me pagesë.

Sipas policisë së Lezhës, 18-vjeçari ishte porositur nga 43-vjeçari me inicialet M.K. që  gjatë orëve të vona të natës së 30 marsit, dy ditë më parë, të qëllonte me armë zjarri në drejtim të një personi me banim në fshatin Rrile të bashkisë Lezhë për ta vrarë, identiteti i të cilit nuk jepet për arsye hetimi.

Pasi të qëllonte në drejtim të tij, ai do t’i merrte automjetin në oborrin e banesës së tij për t’u larguar. Por plani i tyre dështoi, pasi u zbuluan dhe arrestuan të dy nga policia.

Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Policisë Elbasan 18-vjeçari rreth një vit më parë ka qenë i arrestuar për një grabitje me armë në qytetin e Elbasanit por ka mundur t’ia hedhë me pak muaj burg,duke fituar lirinë.

Aktualisht burime të Report Tv pranë drejtorisë vendore të policisë Elbasan bëjnë të ditur ekskluzivisht për Report Tv se po punohet intensivisht në lidhje me këtë shtetas pasi dyshohet të jetë i përfshirë edhe në ngjarje të rënda që kanë ndodhur në qarkun e Elbasanit gjatë kohëve të fundit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne