Zbulohet arkivi gjigant i inteligjencës së organizatës Gylen-FETO.

Shërbimi informativ Turk MIT arriti të deshifroj kartat SD të dorëzuara në vitin 2017 nga dëshmitari sekret i koduar “kamarieri”, të cilat deri më tani ishin arritur të deshifroheshin vetëm 30 % e tyre. Nga të dhënat e deshifruara në 6 vjet, doli në pah arkivi i 16-viteve të inteligjencës i mbajtur nga FETÖ mes viteve 2000 – 2016.
Dëshmitari sekret, me emrin e koduar “Kamerieri”, i cili punonte në sekretariatin e krerëve të Organizatës Sekrete të Forcave të Policisë ilegale të organizatës FETO-s, ka ka dorëzuar një celular dhe 2 karta SD dhe është rrëfyer në vitin 2017.
Ndërsa 30 për qind e SD-ve ishin hapur dhe një pjesë e strukturës së sigurisë u deshifrua, 70 për qind e SD nuk mund të hapeshin sepse ishin të koduara me programe speciale. Pas 6 vitesh pune, Organizata Kombëtare e Inteligjencës deshifroi të gjithë fjalëkalimet në SD dhe zbuloi të gjitha të dhënat që ndodheshin në to.

Nga kartat SD të deshifruara doli në pah arkivi 16-vjeçar i organizatës mes viteve 2000 dhe 2016, që permbanin 55 mijë dosje të ndryshme.
Këto SD përmbanin të dhëna për 320 mijë oficerë të lartë dhe policë që kanë shërbyer në polici prej 16 vitesh, të dhënat me emra dhe kodet e tyre, të dhëna të personelit, emrat e imamëve patronazhistë. Imamët patronazhistë ose imamë sekretë, janë persona të caktuar nga organizata për të mbikëqyrur, kujdesur dhe orientuar
anëtarët e celulave sekrete të organizatës, si edhe përgjigjen para organizatës për ta. Në këto SD u gjetën edhe katalog martesash dhe shënime të veçanta.

U ZBULUAN NJË NGA NJË EDHE PERSONAT E FSHEHTË QË ISHIN AKTIVË EDHE NË ADMINISTRATEN PUBLIKE. Të dhënat e nxjerra nga SD u dërguan në Departamentin e Luftës se Kontrabandës dhe Krimit të Organizuar të Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë nga MIT.
Njësia speciale e krijuar pranë Departamentit të Luftes dhe Krimeve Kundër Sigurisë Kombëtare, ka ekzaminuar 55 mijë dosje të ndryshme rresht pas rreshti në zyrën private të koduar ku mund të hyjnë vetëm personeli i autorizuar.

Si rezultat i hetimeve u identifikuan imamë sekretë që ende punojnë në institucionet publike. Përveç këtyre, u deshifruan emra të nivelit të lartë të fshehtë që punonin në mënyrë aktive në Departamentin e Policisë.

Gjithashtu është deshifruar SD e fshehtë që përmban raporte të kreut të grupit Fetullah Gylen për një periudhë prej 16 vitesh. Në raporte kishte shënime për të gjitha zhvillimet në Turqi për 16 vjet dhe se ato të dhëna/informacione dhe raporte kishin arritur tek Gylen nëpërmjet njerëzve të infiltruar që punonin në poste drejtuese të nivelit të lartë.

Ndër informacionet e sekuestruara ishin edhe udhëzimet e dërguara nga Gylen për anëtarët dhe administratorët e organizatës, të cilët morën raportet e përgatitura nga FETO në 16 vjet, veçanërisht të gjitha operacionet dredharake që do tu bëheshin njerëzve që ishin kundër organizates feto (psh operacion për arrestimin e biznesmenëve musliman, ose operacion për arrestimin e gazetarëve që ishin kundër fetos etj).

GJITHASHTU NGA SD DOLEN EDHE UDHËZIMET E GYLEN.
Ndërsa udhëzimet e deshifruara të Gylenit sugjerojnë që anëtarët e organizatës të jenë pranë disa gazetarëve, si dhe udhëzime që deklaronin se disa gazetarë duhet të mbështeteshin me informacion.
U konstatua se Gyleni ka raportuar edhe emrat në politikë dhe burokraci për t’u kontaktuar në strukturën private të departamentit të policisë ilegale të organizatës Gylen.

DOSJET DO TU JEPEN PROKURORËVE. Më parë janë kryer operacione kundër 4700 anëtarëve të FETO-s në të gjithë Turqinë me të dhënat e nxjerra nga 30 për qind e SD.
Mësohet se të dhënat, të cilat janë analizuar pranë Kryesisë së KOM-it, do të shpërndahen me Kryeprokurorët Publike përkatës dhe pastaj do të nis hetimi i tyre .
Falë të dhënave të marra mësohet se objektivi i parë i forcave të sigurisë kanë qenë personat e infiltruar të organizatës, të cilët vazhdojnë të jenë aktivë në sektorin publik.
Ndërsa të dhënat në SD, të cilat u deshifruan në 6 vjet, mundësonin deshifrimin e administratorëve të fshehtë të FETO-s, gjithashtu u zbuluan se si nëpërmjet udhëzimeve të Gylenit drejtohej struktura e organizatës./Ahaber.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne