Zbulohet në Turqi arkivoli i një kapiteni rus të shekullit të 19-të

Një drejtor muzeu në krahinën lindore të Karsit në Turqi ka thënë se ushtari rus, skeleti i së cilit u gjet brenda një arkivoli të fshehur në krahinën fqinje të Ardahanit ishte një kapiten ushtrie, njoftoi agjensia shtetërore Anadolu.

Drejtori i Muzeut të Karsit, Necmettin Alp tha se kapiteni ndoshta kishte shërbyer gjatë pushtimit rus të Karsit dhe Ardahanit pas Luftës Otomano-Ruse 1877-1878.

“Personi brenda arkivolit është një kapiten rus në detyrë në një garnizon rus në Ardahan sepse ka tre yje në uniformën e tij, së bashku me numrin 20. Ky mund të jetë numri i tij i regjistrimit,” tha Alp.

Ai shtoi se skeleti ishte sjellë për t’u ruajtur brenda muzeut, dhe ata më pas do të paraqisnin një raport në Ministrinë e Kulturës mbi kufomën.

Ardahan’da inşaat alanında yapılan kazıda, özel bir odada yer alan, halen askeri elbiseleri üzerinde olan, vücudunun büyük bir bölümünün çürümediği belirlenen ve kentin 1878 yılında Ruslar tarafından işgali sonrasına ait olan Rus bir yüzbaşının mezarı bulundu. ( Kars Müze Müdürlüğü – Anadolu Ajansı )

Një arkivol që fillimisht mendohej se i përkiste një gjenerali rus u zbulua gjatë gërmimeve të themelimit për një projekt ndërtimi në Ardahan.

Arkeologu Ünver Solaklıoğlu kishte thënë se arkivoli kishte të ngjarë të ishte një gjeneral rus, i cili kishte jetuar pas vitit 1878, duke u bazuar në faktin se rusët u vendosën aty në atë kohë.

Qindra vendas u dyndën në zonën e ndërtimit për të parë arkivolin dhe skeletin pasi raportet qarkulluan në mediat sociale, mes zërave se në vendngjarje u zbuluan ar dhe objekte artificiale të vlefshme. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne