Zbulohet “plani B” i Serbisë për vendet e Ballkanit, ja kush qëndron pas tij dhe çfarë synohet

Serbia ka një “plan B”, nëse dështon anëtarësimi në Bashkimin Evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku aspirantë janë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Ky “plan B” është zbuluar nga agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”, e cila shkruan se teksa nga BE dalin informacione se mund të ketë një partneritet të veçantë për vendet e Ballkanit Perëndimor në vend të anëtarësimit, ky plan është hartuar tanimë nga Serbia.

Sipas “Tanjug”, plani për bashkëpunimin rajonal të zgjeruar u hartua në insistimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Sipas një burimi pa emër nga qarqet diplomatike, ky do të ishte modeli i një bashkimi ekonomik të vendeve brenda rajonit, për të bashkëpunuar me BE-në derisa të arrihet anëtarësimi i plotë nga secili vend.

“Ballkani Perëndimor duhet të lidhet më mirë. Do të ishte model i një bashkimi ekonomik, në të cilin të gjitha vendet të bashkëpunojnë, forcojnë tregjet e tyre ekonomikisht dhe, kur të vijë koha për t’u anëtarësuar në BE, hyni në BE si vende të forta ekonomikisht”, thotë një burim për të përditshme “Kurir”.

Po sipas “Kurir”, Presidenti malazez, Milo Gjukanoviç, mbështeti idenë e Vuçiç për krijimin e një bashkëpunimi të ngushtë rajonal./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne