Zbulohet roli i Arabisë Saudite në armatosjen e terroristëve në Siri

Një prej gazetave italiane ka zbuluar rolin e Arabisë saudite në dërgimin e armatimeve për terroristët në Siri.

Gazeta italian Il Giornale, duke cituar burime të një gazetari bullgar shkruan se regjimi al Saud ka blerë armë nga Bullgaria dhe nëpërmjet linjës ajrore Silk Way Arilines ato i ka dërguar për terroristët në Siri dhe kryesisht për grupin terrorist Fronti Nusra. Sipas kësaj gazete regjimi saudite të paktën 23 herë nga viti 2016 deri në vitin 2017 ka përdorur këtë kompani ajrore për të dërguar armatime për terroristët në Siri. Arabia saudite që nga nisja e krizës në Siri në vitin 2011 ka dërguar ndihma me armatime dhe financiare për terroristët në Siri./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne