Shqiperia

Zbulohet shkresa: “Të mos lejohen hyrje-daljet e studentëve nga godina” (FOTO)

Po vijon që prej ditës së enjte deri më sot protesta e studentëve, që janë ngujuar në disa prej fakulteteve të Universitetit të Tiranës.

Në disa video të publikuara sot nga ambientet e fakultetit të Inxhinierisë, shfaqen policë privatë teksa u kyçin derën studentëve, duke penguar hyrje-daljet e tyre.

Policia në bazë të një urdhri të firmosur nga administratorët e këtij fakulteti, nuk do të lejojë hyrje daljet e studentëve nga godina.

Sipas shkresës thuhet se “disa persona janë grumbulluar në katin e parë, si dhe faktin që në godinë nuk aktivitet mësimor dhe asnjë aktivitet tjetër administrativ apo akademik, ju lutem të merrni masa për respektimin e Kontratës së Shërbimit, për të mos lejuar hyrje-daljet e personave të paautorizuar në ambientet e territorit të godinave dhe ambientet e brendshme të tyre”.

OPINIONE