Shqiperia

Zeri i Amerikës: Rama dhe Meta kanë ndërprerë komunikimin

Zëri i Amerikës shkruar për marrëdhënien Rama Meta pas mos-dekretimit të Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm.

Në analizën e ‘Voa’, shkruhet ndër të tjera se vendimi i Ramës për emërimin e Lleshit si zv/ministër tregon qartë se kryeministri kërkon të sfidojë Presidentin.

“Por mesa duket, komunikimi është tashmë i ndërprerë. Vendimi për të ecur përpara me emërimin e zotit Lleshi si zëvendës ministër, është një shenjë e qartë. Nga ana e tij dhe Presidenti Meta pati një reagim me tone të ashpra”.

Vetë Rama u shpreh sot: “Dakordësi e plotë në Grupin Parlamentar. Kuvendi do të miratojë nesër dekretin e Presidentit për shkarkimin e ish-ministrit të brendshëm. Sandër Lleshi do të marrë drejtimin e MB si zëvendës ministër. Por nuk mbaron me kaq. Për më shumë do t’i drejtohem Kuvendit nesër në 10.00”, shkruajti Rama në rrjetet sociale.

Etiketa

OPINIONE