Kryeministri Edi Rama ka kërkuar votën e emigrantëve shqiptar në Britani, për zgjedhjet parlamentare të 2025.
“Flamuri ynë kombëtar do ngrihet si i barabartë mes të barabartëve si simbolikë e bashkimit tonë në BE.
Ju sot nuk jeni thjeshtë bashkëatdhetarë me të drejtë vote, jeni votues që mund të merrni pjesë në zgjedhje duke ushtruar të drejtën e votës nga këtu ku jeni.
Fare hapur ju them ju dhe gjithë shqiptarëve kudo janë se pranverën e ardhshme e dua votën tuaj nga ky gadishull për t’ju bërë edhe më shumë krenar në sytë e botës e për të bërë Shqipërinë edhe më të mirë, për të gjithë fëmijët, edhe të atyre shqiptarëve që ishin sot të verbuar e të keqkuptuar.
Së bashku me ata pak që ishin futur sot këtu si diversantë që nuk janë fajtor sepse përgjegjësinë e kanë ata që me votë duhet t’i tregoni pranverën e ardhshëm që duhet të largohen nga oborri i mexhelisit tonë ku ka vend për të qenë të ndare në ide e pikpamje, por jo për të qenë të ndarë në këtë formë ku ndasia u shfaq sot, me 3 mijë veta këtu dhe 30 atje jashtë që nuk ndalonin së shari nën shembullin e atyre që bënë Kuvendin si sokakun e të marrëve që shajnë e predikojnë shkatërrim./BW