Zgjedhjet në Himarë, problemet me votuesit që kanë karta identiteti të skaduara/ Ja reagimi nga KQZ

Në Himarë po zhvillohen zgjedhjet pët Kryebashkiakun e ri, ndërsa në garë janë Vangjel Tavo (PS) dhe Petro Gjikuria, kandidat i mbështetur nga opozita. Nga raportimet mësohet se në qendrën e votimit në Himarë fshat disa votues nuk janë lejuar të votojnë për shkak se kartat e tyre të identitetit ishin të skaduara.

Në një reagim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sjell në vëmendje se nuk është organi kompetent për shtyrjen e afateve të vlefshmërisë të dokumenteve të identifikimit.

“Për zgjedhësit mbi 75 vjeç vlefshmëria e dokumenteve të identifikimit është pa afat. Kështu përcaktohet në ligjit nr. 89/2020, datë 09/07/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002 “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, i ndryshuar””, sqaron KQZ./Bw

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne