Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ VMRO- DPMNE: Nuk mendojmë për to, shëndeti mbi të gjitha

Edhe pse LSDM-ja është gati për zgjedhje që më 5 korrik në Maqedoninë e Veriut, duket se VMRO-DPMNE prej pandemisë do të kërkojë shtyrjen e tyre.

Sipas partisë më të madhe opozitare në Maqedoninë e Veriut, është ç’njerëzore të mendosh për zgjedhje kur shifrat mbeten ende të larta prej koronavirusit.

VMRO-DPMNE konfirmon se nuk mendon aspak për zgjedhje por vetëm për shëndetin e qytetarëve.

”Kjo është vërtet çnjerëzore. Është edhe një gjest hipokrit i LSDM-së e cila thotë se shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm, duke rrezikuar drejtpërdrejtë shëndetin e qytetarëve. Nuk do të doja të mendoja nëse dhe si do të mbajnë përgjegjës nëse për 10-12-14 ditë prej tani kemi numër serioz të të infektuarve, aty ku aktualisht shohim se kanë gjithnjë e më shumë mitingje masive si pjesë e fushatës së tyre zgjedhore, dhe ende nuk ka datë për zgjedhje dhe askush as që mendon të flasë për zgjedhje” – deklaroi Dimce Arsovski i VMRO DPMNE./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne