Zgjedhjet për kreun e Bashkisë Kavajë, KQZ: PD, LSI dhe PR sillni anëtarët për KZAZ-të

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në zbatim të Kodit Zgjedhor, ka përcaktuar 2 prillin si datë afat për dorëzimin e propozimeve të partive politike për anëtarë të KZAZ-së nr.402.

Të drejtën për të propozuar anëtarë të KZAZ-së nr.42, e kanë Partia Demokratike, Partia Socialiste, Partia Republikane dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.  Drilona Hoxhaj Zëdhënësja e KQZ, theksoi sot se pavarësisht afatit përfundimtar për paraqitjen e propozimeve për anëtarë të KZAZ-së nr.42, është dita e diel, e cila është ditë pune për administratën e KQZ-së, deri tani këtë detyrim ligjor e ka përmbushur vetëm Partia Socialiste.

“Mospërmbushja e këtij detyrimi ligjor nga partitë politike sjell si pasojë mos respektimin e afatit ligjor për ngritjen e KZAZ-së nr.42, afat i cili në bazë të nenit 29 pika 6 e Kodit Zgjedhor, është dhjetë ditë nga data e nxjerrjes së dekretit të Presidentit, për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme, afat që përkon me datën 3 prill 2017. Afatet proceduriale për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kavajë, janë afate të shkurtuara dhe mos respektimi i tyre vështirëson punën për organizimin dhe administrimin e procesit zgjedhor të datës 7 maj”, tha Hoxhaj.

Po kështu në emër të KQZ u bëri apel Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Republikane, të sjellin propozimet e tyre për anëtarë të KZAZ-së nr.42, Kavajë, brenda datës 3 prill 2017.

Shuplaka

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne