Zgjedhjet për kreun e KMSH, disa organizata protestojnë: KMSH është pushtuar nga gylenistët!

Zgjedhjet për kreun e Komunitetit Musliman Shqiptar, që mbahen në 2 Mars, po kundërshtohen nga disa organizata të muslimanëve.

Për të kundërshtuar procesin, 7 organizatat do të protestojnë gjatë gjithë kohës që do të mbahen zgjedhjet për të denoncuar pushtimin e KMSH nga ajo që ata e quajnë sekti-Gylenist.

Organizatat do të denoncojnë gjatë protestës shkeljet gjatë procesitt të zgjedhjeve të kreut të KMSH dhe kapjen e këtij institucioni nga gylenistët.

Njoftimi ne facebook:

PROTESTË
për denoncimin e pushtimit të Komunitetit Musliman nga sekt-organizata Gylen
1. “Mexhlis”
2. “Forumi Musliman i Shqipërisë “
3. “Thirrja në Mirësi”
4. “TUMED”
5. “Qendra për Kulturën Islame Evropiane”
6. “Ensar”
7. “Ardhmëria”
Do të organizojnë ditën e Shtunë, 2 Mars, ora 10:00, përpara Medresesë së Tiranës, një protestë për kundërshtimin e pushtimit të Komunitetit Musliman nga sekt-organizata okulte Gylen dhe manipulimit të procesit zgjedhor nga kjo organizatë.
Protesta do të realizohet gjatë kohës që brenda në Medrese do të bëhen zgjedhjet për kryetarin e Komunitetit Musliman.
Ju bëjmë thirrje të gjithë besimtarëve musliman të marrin pjesë në këtë përballje për drejtësi dhe legjitimitet në Komunitetin Musliman dhe kundërshtimin e padrejtësive që kryen sekt-organizata Gylen.
Folësit në këtë protestë do të jenë :
Floriar Arapi
Hoxhë Sabaudin Jashari
Hoxhë Justinian Topulli
Hoxhë Merxhan Shehu/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne