Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, kryeson Pendarovski

Sipas rezultateve të deritanishme të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) nga mbi 80 për qind të votave të numëruara, kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kryeson me 52,58 për qind të votave kundrejt kandidates Gordana Siljanovska-Davkova, e cila ka grumbulluar 43,86 për qind të votave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Jehona e votuesve, duke u bazuar në 98,63 për qind të vendvotimeve të procesuara, është 44,55 për qind apo 802.797 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e votës nga gjithsej 1.808.131 qytetarë të regjistruar në listën e votuesve.

Pendarovski mbështetet nga koalicioni qeveritar (LSDM, BDI, Alternativa dhe 28 parti tjera), ndërsa Siljanovska-Davkova mbështetet nga partia opozitare e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit.

Ndryshe, sot u zhvillua rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale të gjashta në Maqedoninë e Veriut, ndërsa rrethi i parë u zhvillua më 21 prill kur Pendarovski me 323.892 vota dhe Siljanovska-Davkova me 319.364 vota kaluan në rrethin e dytë. Blerim Reka, i mbështetur nga partitë opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, i cili mori 79.921 vota nuk pati të drejtë të garojë në rrethin e dytë.

Së bashku me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, sot u zhvillua edhe rrethi i dytë i zgjedhjeve të parakohshme lokale për kryetarë të komunave të Ohrit dhe Novo Sellës.

Sipas listës së votimit të KSHZ-së, 52.303 qytetarë qytetarë kishin të drejtë të votojnë në zgjedhjet e parakohshme lokale në Ohër, ndërsa 11.365 në Novo Sellë.

Zgjedhjet u thirrën edhe në Dibër, por aty u zgjodh kryetari i komunës në rrethin e parë, kur fitoi kandidati i BDi-së, Hekuran Duka./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne