Postimi i medias izraelite dëshmon se sulmi ndaj AA-së ishte i qëllimshëm

Lista e shënjestrave të sulmeve ajrore izraelite e postuar në Twitter dëshmon se shkatërrimi i zyrës së Anadolu Agency (AA) në Gaza ishte i qëllimshëm, thotë zyrtari i lartë i agjencisë.

“Izraeli kishte në dorë një ‘listë të hakmarrjes’ para sulmeve në Gaza dhe e dinte se po bombardonte zyrat e medias”, tha të dielën Mustafa Ozkaya, zv/drejtori i AA-së.

“Në listë përmendet shkatërrimi i ndërtesës së Anadolu Agency. Është një pranim se ata na kanë sulmuar qëllimisht, jo gabimisht”, tha Ozkaya.

“Bombardimi i Anadolu Agency është gjithashtu një dëshmi e shkallës së shkatërrimit që ata e synojnë për Gazën”, shtoi Ozkaya.

“Anadolu Agency do të vazhdojë t’i rrëfejë botës për Gazan”, u shpreh ai.

Avionët luftarakë rrafshuan ndërtesën në Gaza ku ndodhet zyra e AA-së me të paktën pesë raketa pas të shtënave paralajmëruese, raportoi korrespondenti i agjencisë nga Kudsi. Nuk u raportua për të lënduar apo të vrarë, por ndërtesa u shkatërrua.

Profili në rrjetin social Twitter i Israel News Feed sot postoi një listë të sulmeve të ushtrisë izraelite (IDF), duke përfshirë edhe bombardimin e Anadolu Agency.

Në postim thuhej se IDF sulmon Gazën në kundërpërgjigje:

– Të paktën 150 caqe bombardohen
– Të paktën 2 terroristë vriten
– Shkatërrohet tunel nëntokësor
– Bombardohet fabrikë e raketave
– Bombardohet ndërtesë gjashtëkatëshe e Hamas
– Rrafshohet ndërtesa e agjencisë turke (Anadolu Agency)
– Raportohet për të lënduar
– Fotografi

16 palestinezë të vrarë

Që dje, 16 palestinezë, përfshirë një grua shtatzënë dhe fëmija i saj i mitur, janë martirizar dhe 83 të tjerë janë lënduar nga sulmet izraelite.

Po ashtu dy izraelitë janë vrarë nga sulmet e raketave të rezistencës palestinezë në përgjigje të sulmit izraelit të së premtes që martirizoi katër palestinezë. 84 izraelitë të tjerë kanë marrë trajtim mjekësor, përfshirë 62 për sulme paniku.

Që dje, së paku 200 shënjestra civile janë goditur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës duke përfshirë shtatë shtëpi banimi.

Eskalimi i situatës në Rripin e Gazës filloi të premten kur katër palestinezët u martirizuan, përfshirë një adoleshentë, si dhe 51 të tjerë mbetën të plagosur në sulmet izraelite ndaj vendeve të lidhura me Hamasin dhe ndaj një tubimi palestinez kundër pushtimit disa dekadashe të Rripit të Gazës./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne