Zgjerimi i vendbanimeve sioniste në Bregun Perëndimor dhe Kuds

Regjimi i Izraelit me qëllim zgjerimin e jahudizimit, do të fillojë ndërtimin e qindra njësive të reja të banimit për sionistët në Bregun Perëndimor dhe Kodsin e pushtuar.

Sipas rrjetit televiziv Al Alam, Beniamin Natanjahu, kryeministri i regjimit sionist dhe Moshe Jalun, ministër i luftës i Izraelit janë dakorduar për ndërtimin e 421 njësive të reja të banimit në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe në Kods. Këto 421 njësi të reja banimi do të ndërtohen në Berkha (jug të Nablusit), Revava (në afërsi të Salfitit), Gani Modiin, (në afërsi të Ramallahit), Tikva (lindje të Betelehemit), Nokdim (verilindje të Kodsit), Givaet Zeu (veri të Kodsit), Ramat Mimra dhe Nirja (perëndim të Ramallahut)./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne