‘Zhduket’ Audi i Tahirit, prokuroria nuk arrin ta gjejë makinën që u ble nga Habilajt

Hetuesit kanë kërkuar automjetin tip “Audi” me targë AA003GB, por pa mundur ta gjejnë atë. Pasi u denoncua si automjeti i ish-ministrit të Brendshëm, që përdorej nga Habilajt, targa e mjetit Audi mësohet se është çregjistruar në Drejtorinë e Transportit Rrugor. Nga një kërkim që ka bërë prokuroria rezulton se kjo targë nuk është më në qarkullim.

Po ashtu hetuesit kanë kërkuar edhe automjetin, i cili ndër të tjera rezulton me hyrje-dalje drejt Italisë, aty ku kanë zhvilluar aktivitetin e trafikut të drogës Habilajt, por edhe automjeti nuk është gjetur. Mësohet se pas çregjistrimit të targës AA003GB, makina është ritarguar, por nuk dihet vendndodhja e saj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne