Zhduket peshkatari në Pogradec, polumbarët nisin kërkimet

Një peshkatar dyshohet se është mbytur në Liqenin e Pogradecit.

Sipas policisë peshkatari ka qenë me varkën e tij në ujërat e liqenit. Peshkatari ka dalë në liqen prej datës 31 dhjetor dhe ka humbur të gjitha kontaktet me familjen e tij.

Policia dhe polumbarët kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të tij.

Ende nuk ka detaje lidhur me identitetin e peshkatarit të zhdukur.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne