Irani emëron një ambasadore sunite

Siç raporton televizioni shtetëror iranian zëvendëspresidenti i parë, Ishak Xhihangiri në vizitën që realizoi në rajonin Sistan dhe Beluçistan nënprefekten e qytezës Kasri Kend, Humeyra Rigi e prezantoi si “Ambasadoren e re të Iranit në Brunei”. “Xhihangiri e cilësoi Rigin si një “zyrtare shtetërore të suksesshme”.

Humeyra Rigi është gruaja e tretë në Iran që është emëruar ambasadore që nga revolucioni islamik i 1979-ës e këtej. Dy ambasadoret e mëparshme të Iranit janë Merziye Afham, e emëruar në Malajzi dhe Pervin Fershxhi, e emëruar në Finlandë.

Gjithashtu Humeyra Rigi do të jetë edhe ambasadorja e parë sunite e Iranit.

Më parë Rigi ka qenë nënprefekte në qytezën Çabahar, pjesë e rajonit Sistan dhe Beluçistan të juglindje të vendit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne