Suedi – Sulmohet me armë një xhami në Malmo

Zëdhënësja e Policisë, Anna Göransso tha se gjatë sulmit janë thyer 3 xhame të xhamisë dhe se në lidhje me ngjarjen është nisur një hetim “për tentativë për krim”.

Ndërsa kryetari i xhamisë, Kareem Lone tha: “Banorët përreth, që i dëgjuan krismat e armëve, menduan se kishin qenë fishekzjarrë të hedhur nga njerëzit që festojnë Vitin e Ri. Pamë se ishin thyer xhamat në murin e jashtëm të xhamisë dhe njoftuam policinë, e cila kur erdhi në vendin e ngjarjes gjeti disa plumba”.

Ne nuk e dimë ende shkakun e këtij sulmi,- u shpreh Lone, ndërsa shtoi se Policia vazhdon të punojë mbi ngjarjen, por deri më tani nuk ka pasur të ndaluar./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne