Shqiperia

Zhgënjehen muslimanët nga legenlliku e imamit Ahmet Kalaja

Pas ndryshimit që Ahmet Kalaja bëri në ditën e sotme lidhur me datën e zgjedhjeve elektorale  në ditë e Fitër Bajramit, ka patur disa reagime që shprehin indinjatën e besimtarëve muslimanë ndaj këtij akti zhgënjyes të këtij imami.

Reagimet arrijnë deri aty sa të venë në dyshim nëse vërtet ky hoxhë e ka shkruar një status të tillë vetë apo jo.

Kujtojmë se qëndrimet e luhatura të Kalasë, gabimet e herë pas hershme të përsëritura, kërkimi i faljes sa herë që ky njeri shet interesat e muslimanëve që përfaqëson, siç ishte rasti i talljes me priftërinjtë grekë, para 1 muaji, etj. Të gjitha këto tashmë duhet t’i kishin bërë muslimanët të kuptojnë sesa i varur politikisht është imami Kalaja që luan me kartën e gjoja përfaqësimit të një numri të madh votuesish dhe e dredh qëndrimin e tij në mënyrë të talentuar e shumë të shpejtë sa herë politika ia kërkon.

Imam, nëse vërtet ke aq besim sa thua, ki frikë Allahun dhe jo Edi Ramën se e di mirë cfarë do të thotë kjo fetarisht, ose jep dorëheqjen se nuk ke aq burrëri të përballosh sfida të tilla. Kur përplaset feja me politikën ti hoxhë të paktën duhet të mbaje anën e muslimanëve të tu, e jo të na bësh interpretime të Kushtetutës se as nuk di e as nuk je kopetent dhe për më tepër nga ty presim interpretime fetare e jo interpretime ligjesh laike.

OPINIONE