“Zhvendosja e palestinezëve “vija e kuqe””- Presidenti egjiptian: T’i dërgojnë në shkretëtirën brenda Izraelit. Nuk pranojmë refugjatë

Presidenti egjiptian Abdel Fattah El-Sisi sugjeroi të mërkurën se civilët palestinezë të zhvendosur në Gaza mund të zhvendosen në një zonë të shkretë brenda Izraelit, ndërsa konflikti vazhdon.

El-Sisi po fliste së bashku me kancelarin gjerman Olaf Scholz në një konferencë shtypi në Kajro.

“Unë do t’i sugjeroja Izraelit të zhvendoste palestinezët civilë në shkretëtirën në Nakab në Izrael derisa të përfundojë operacionet e tij me Hamasin dhe milicitë e tjera islamike,” tha Presidenti El-Sisi.

Nakab quhet edhe shkretëtira e Negevit.

Presidenti theksoi se vendi i tij aktualisht pret 8.5 milionë refugjatë dhe nuk mund të strehojë më shumë, ndërsa shprehu shqetësimin për rreziqet e mundshme të sigurisë nga një fluks i konsiderueshëm i palestinezëve në Egjipt, shkruan CNN.

“Nëse lejojmë që palestinezët të kalojnë në një numër të madh, mund të ketë operacione terroriste kundër Izraelit dhe Izraeli mund të kundërpërgjigjet”, shtoi El-Sisi.

Sisi dënoi vrasjen e civilëve dhe theksoi rëndësinë e çështjes palestineze midis shteteve arabe.

Kujtojmë se një ditë më parë, Mbreti Abdullah II i Jordanisë paralajmëroi se zhvendosja e palestinezëve në Jordani dhe Egjipt është një “vijë e kuqe” dhe tha se nuk do të ketë refugjatë në Jordani dhe refugjatë në Egjipt./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne