Nëse nuk lirohen luftëtarët palestinezë, ne nuk do të marrim pjesë në takimin e Kajros

Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes palestineze Xhihadi Islamik deklaroi se nëse Autoriteti Autonom i Palestinës nuk i liron luftëtarët palestinezë, kjo lëvizje nuk do të marrë pjesë në takimin e ardhshëm të sekretarëve të përgjithshëm të grupeve palestineze në Kajro, kryeqytetin e Egjiptit.

Autoriteti Autonom i Palestinës vazhdon krimet e tij në arrestimin e liderëve dhe anëtarëve të lëvizjes palestineze Xhihadi Islamik në Bregun Perëndimor. Disa luftëtarë të rezistencës palestineze, si Murad Waleed Malashieh (34 vjeç) dhe Muhamed Waleed Brahmeh (37 vjeç) nga qyteti Xhenin, janë ende në burg, pavarësisht vendimit të gjykatës që ata duhet të lirohen menjëherë.

Sipas faqes së internetit Al-Rasalah, Zijad Al-Nakhale, sekretari i përgjithshëm i lëvizjes së Xhihadit Islamik të Palestinës, në një deklaratë të dielën theksoi se pjesëmarrja e kësaj lëvizjeje në takimin e sekretarëve të përgjithshëm të grupeve palestineze, që është planifikuar të mbahet në Kajro në fund të këtij muaji, varet nga lirimi i të arrestuarve.

Al-Nakhale sqaroi se nëse vëllezërit tanë luftëtarë të rezistencës që tani janë në burgjet e strukturave të Autoritetit Autonom të Palestinës nuk lirohen, ne nuk do të marrim pjesë në takimin në Kajro.

Më herët, Khalid al-Batsh, anëtar i zyrës politike të Lëvizjes Palestineze të Xhihadit Islamik, tha se për shkak të arrestimeve të vazhdueshme politike të luftëtarëve palestinezë nga strukturat e Autoritetit Autonom, kjo lëvizje po shqyrton pjesëmarrjen ose mospjesëmarrjen në mbledhjen e sekretarëve të përgjithshëm të grupeve palestineze, e cila është planifikuar të mbahet në fund të këtij muaji./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne