Katastrofë mjedisore në kulmin e sezonit turistik, tymi i zi i plehrave pushton Vlorën

I vendoset zjarri sërish pikës së grumbullimit të mbeturinave në Vlorë. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe një re e madhe tymi përfshiu të gjithë zonën.

Është e disata herë që kjo pikë grumbullimi përfshihet nga zjarri. Në këtë zonë jetojnë 500 familje, të cilat vuajnë problematikat e krijuara.

Edhe pse qyteti ka një landfill mbeturinash, me një kosto ndërtimi prej 21 mln eurosh, ai nuk u shërben qytetarëve pasi nuk është ende në funksion.

Flakët kanë përshkuar pothuajse të gjithë fushën e mbetjeve urbane të qytetit. Siç shihet në pamje, tymi ka pushtuar një sipërfaqe të madhe, duke shkaktuar dëm kolosal për qytetin, pasi djegia e mbeturinave çliron kimikatet e dëmshme për organizmin.

Forca të shumta zjarrfikëse por dhe punonjës të bashkisë janë duke punuar për të izoluar flakët, por era që fryn ka përkeqësuar situatën.

Zjarri i madh rrezikon edhe banesat afër vatrës.

Zjarri ka dalë jashtë kontrolli sepse në vendgrumbullimit ka dhe mbetje plastikë e goma makinash të cilat nuk i kemi në monitorim. Kemi fadroma e zjarrfikëse po situata është e jashtëzakonisht e vështirë eshte shprehur Edmond Leka.
Situata ka qenë e monitoruar po është fushë e hapur dhe e pa monitoruar. Këtu mund të hyjnë shumë banorë e shumë persona. Ndoshta janë të qëllimshme, por e shikojmë që në vendet që janë të grumbulluara mbetjet plastike ka më shumë zjarre.

Nuk paragjykoj askënd. Është vatër shumë e gjerë, shesh i madh që nuk mund të kontrollohet.

Era po ndihmon zjarrin të përhapet, megjithatë jemi këtu që prej ditës së djeshme. Do të vazhdojmë dhe natën. Por është e papërballueshme pa ndërhyrjen e forcave të ndërhyrjeve ndërkombëtare. Ndërhyrja nga ajri është emergjente, besoj se nesër do të kemi komunikim me Ministrinë e Mbrojtjes.

Kreu i bashkisë kërkon që kjo të monitorohet nga policia bashkiake. Është zonë e gjerë që nevojiten shumë mjete të rënda. Emergjente është ndihma nga ajri.”- tha Leka për Report TV./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne