Zimbabve shton një ministri të re, ministrinë e WhatsApp-it

Një njoftim mashtrues qeveritar goditi mediat sociale pasi Presidenti Robert Mugabe njoftoi se kishte ngritur një ministri të re për Sigurinë Digjitale, Zbulimin e Kërcënimeve dhe Lehtësimin.

Zimbabveanët reaguan me humor në letrën, e cila falsifikonte nënshkrimin dhe letërnjoftimin e ministrit të ri të kibernetikës – Patrick Chinamasa – dhe i udhëzoi të gjithë anëtarët e ministrisë së WhatsAppit që të regjistroheshin, raporton “BBC”.

Letra u nënshkrua nga “Fuqitë kibernetike të vendosura në mua (është fjala për ministrin Chinamasa)”.

Por shakatë që atëherë janë qetësuar dhe zimbabveanët po shqyrtojnë tani se çfarë do të thotë ministria e re për liritë e tyre civile, veçanërisht lirinë e fjalës.

Qeveria e Zimbabvesë ka qenë e shqetësuar për mediat sociale pasi pastori Evan Maëararire drejtoi lëvizjen #ThisFlag vitin e kaluar.

Përdorimi i platformave si Tëitter dhe Facebook organizoi një demonstrim qëndrimi në shtëpi, protesta më e madhe anti-qeveritare në një dekadë.

Zëdhënësi i presidentit të Mugabes, George Charamba, doli me idenë e një ministrie të re për t’u marrë me një “kërcënim në rritje ndaj shtetit… një kërcënim të bazuar në abuzimin dhe sjelljen e paligjshme”.

Mediat sociale ndoshta janë platforma kryesore për Zimbabveanët për të komunikuar dhe për të marrë lajme. Ajo po lulëzon përkundër ligjeve kufizuese që rregullojnë lirinë e shprehjes.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne