Zionizmi i djathtë, supremacia e bardhë dhe BDS

Mbështetja e grupeve pro-izraelite të krahut të djathtë për supremacistët e bardhë në SHBA zbulon paragjykimet e tyre për BDS-në.

 

Nga David A Love.

Kur organizatat hebraike të krahut të djathtë në Shtetet e Bashkuara dhe Izrael përqafojnë nacionalistët e bardhë dhe neonazistët – dhe mbështesin një president amerikan i cili hapur i përkrah – nxjerrin të metat në argumentin e tyre se BDS (Bojkot, Shpronësim, Sanksione) lëvizja kundër pushtimit izraelit të palestinezëve është anti-semite. Madje më keq, këto linja të ashpra mund të kenë më shumë të përbashkëta ideologjike me nacionalistët e bardhë se ato që duan të pranojnë.

Sebastian Gorka, një nazist dhe islamofob i vërtetë, i cili deri kohët e fundit ka punuar në Shtëpinë e Bardhë të Trumpit, ishte folësi kryesor në një konferencë kundër terrorizmit pranë Tel Avivit, duke folur së bashku me ministrat e qeverisë izraelite si Ministri i Mbrojtjes Avigdor Lieberman. Siç raportoi The Forward, Gorka është akuzuar se ka lidhje me Vitezi Rend, një parti politike anti-semite hungareze, udhëheqësi i së cilës thuhet se ka dorëzuar qindra mijëra hebrenj tek nazistët në Luftën e Dytë Botërore.

Yair Netanjahu, djali i kryeministrit izraelit, gjeti një kauzë të përbashkët me neo-nazistët dhe supremacistët e bardhë, kur ai postoi në Facebook një shkrim të shoqëruar me imazhe anti-semite, duke përfshirë George Sorosin, një zvarranik dhe një figurë Illuminati. Ish-eksperi i madh i Ku Klux Klan-ut, David Duke, e komentoi shkrimin në Twitter. Postimi i tij tërhoqi shume levdata nga faqja neo-naziste Daily Stormer, Yair Netanyahun e qujtën “vella të vërtetë”. Postuan një artikull të titulluar: “Djali i Netanyahut publikon nje vizatim ku akuzon Cifutët për rrëzimin e të jatit”. Pas ngjarjeve në Charlottesville të Virxhinias, Yair Netanyahu barazoi supremacistët e bardhë dhe neo-nazistët me protestuesit antifashistë dhe tha se ishte shumë i shqetësuar me banditët e të majtës ekstreme Antifa dhe BLM-së që e urrenjnë vendin tim (dhe Amerikën po ashtu, mendimi im) aq shumë sa po bëhen më të fortë dhe më të fuqishëm dhe po bëhen super dominantë në universitetet amerikane dhe në jetën publike “.

 

Organizata Zioniste e Amerikës (ZOA) ftoi shefin e Breitbart dhe ish-këshilltarin e Trump, Stephen Bannon për të folur në ceremoninë e 12 nëntorit në Nju Jork. Përzënia e Bannonit nga Shtëpia e Bardhë – i cili është akuzuar për deklaratat anti-semite – u përshëndet nga organizatat kryesore hebraike-amerikane si Anti-Defamation League, Reform movement, dhe J Street.

E përshkruar si organizata më e vjetër pro-Izraelite në SHBA, ZOA në vitet e fundit është angazhuar në “ekstremizmin anti-musliman”, sipas Qendrës Ligjore për Varfërinë Jugore (Southern Poverty Law Center). Mbështetëse e zgjerimit të vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor, ZOA ishte grupi i parë hebre që u takua me Presidentin Trump. ZOA ka lidhje me ekstremistët anti-myslimanë si Frank Gaffney i Qendrës për Politikat e Sigurisë dhe aktorin Jon Voight, i cili tha se “Obama themeloi ISIS”, do të shkaktonte “një luftë civile”, dhe njerëzit e zinj do të votonin për Trump ” nëqoftëse do të edukoheshin “.

Duke e percaktuar termin pro-Izrael si pro-okupator dhe anti-arab, mbrojtësit e palëkundur të okupimit izraelit, ofrojnë një hapje për të zbardhur dhe rehabilituar neonazistët si miq të Izraelit dhe padrejtësisht e quajne BDS si antisemite të vërtetë.
Morton Klein, presidenti i ZOA, ka thënë se “të gjithë e dinë se zezakët kryesisht janë kërcimtarët më të mirë se të tjerët”, “hebrenjtë janë biznesmenët më të mirë” dhe “shumica e njerëzve e dinë” se aziatikët janë më të zgjuarit se sa njerëzit e tjërë në Amerikë “. Në një ese të kohëve të fundit në Breitbart, Klein, i cili si Trump, mbështet profilizimin e myslimanëve, tha: “Krijimi i një shteti arab palestinez të vërtetë paqësor që jeton në paqe me shtetin hebre është një marrëveshje e pamundur për tu arritur” “Kjo do të forconte vetëm aftësinë e palestinezëve për të promovuar qëllimet e tyre terroriste për vrasjen e hebrenjve dhe shkatërrimin e shtetit hebre”.

Miliarderi i kasinove Sheldon Adelson, financuesi më i lartë i organizatës, është gjithashtu një nga donatorët më të mëdhenj të fushatës së Trump dhe një mbështetës i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu. Adelson ka hedhur miliona dollarë për të luftuar BDS në kampuset e SHBA, me postera shpifës ku Studentët për Drejtësi në Palestinë i quan “Urrejtës të cifutëve”. Frymëzuar nga lëvizja anti-aparteide e Afrikës së Jugut, BDS është një lëvizje globale e udhëhequr nga palestinezët për t’i dhënë fund okupimit izraelit, me arsyetimin se arabët palestinezë e meritojnë lirinë, drejtësinë dhe barazinë dhe kanë të drejtë mbi të drejtat e tyre themelore të njeriut.

Lëvizja BDS, e cila pasqyron trashëgiminë krenare të Amerikës për të drejtat civile, është projektuar për të ushtruar presion ekonomik ndaj qeverisë izraelite, për t’i dhënë fund vendbanimeve koloniale në tokën palestineze dhe fund sistemit ushtarak të apartheidit. BDS gëzon mbështetje nga grupet progresive hebraike si Zëri Hebre për Paqen (Jewish Voice for Peace). JVP gjithashtu bojkoton programin E drejta Izraelite e financuar nga Adelson, i cili dërgon të rinjtë hebrenj në udhëtime falas 10-ditore në Izrael për të forcuar identitetin e tyre kulturor, ndërkohë palestinezëve nuk u lejohet të kthehen në shtëpitë e tyre. Organizata të tjera hebraike për të drejtat e njeriut, të cilat kundërshtojnë okupimin dhe mbështesin të drejtat palestineze, as nuk e mbështesin BDS-në as nuk refuzojnë të qëndrojnë në këtë çështje.

Grupet konservatore pro-izraelite si AIPAC, kanë kërkuar që ta kriminalizojnë BDS në Kongres, ndërsa ZOA ka karakterizuar lëvizjen si anti-amerikane dhe anti-semite. Organizatat hebraike, që nga ADL, Komiteti Amerikan hebraik dhe deri tek T’ruah dhe J Street kanë kritikuar një ligj të miratuar në Knesset (parlamenti israelit) që ndalon hyrjen e të huajve që mbështesin bojkotin e Izraelit dhe vendbanimet e tij.

 

Ndërkohë, Kleini i ZOA-së këmbëngul se Gorka dhe Bannon janë të dashamirës, mbrojtës të Izraelit dhe të popullit hebre që “lufton kundër terrorizmit radikal islamik”. Klein gjithashtu insiston se as alternativa e djathtë as Breitbarti nuk përfshijnë racistë ose neonazistë, dhe Bannon është viktimë e një fushate nga grupet e ekstremit të majtë dhe mediat për të deskretituar miqtë e Izraelit.

Megjithatë, ZOA synon të zgjedhë zërat liberalë, progresivë dhe antiracistë dhe t’i tregoje ato si antisemite dhe anti-Izrael, në një kohë kur kundërshtarët e bardhë amerikanë e markojnë si “racistë” ata që sjellin vëmendjen në mbizotërimin e vazhdueshëm të racizmit në shoqëri. Organizata etiketoi muzikantin britanik dhe anëtarin themelues të Pink Floyd, Roger Waters, si “fanatik i paster anti-semit” për mbështetje ndaj BDS-së, ndërsa Qendra Simon Wiesenthal e quajti Watersin “një urrejtës i hapur i hebrenjve”.

Klein akuzoi prezantuesen e MSNBC Joy Reid për shfaqje “armiqësore” ndaj Izraelit, pasi ajo shkroi në Twitter një shaka rreth lidhjeve te dyshimta naziste të Gorkas. Alan Dershowitz, i cili foli në eventimenin e ZOA të vitit të kaluar, ka mbrojtur Bannon kundër akuzave anti-semite, por ka akuzuar Black Lives Matter për antisemitizëm. Lëvizja për platformën Black Lives akuzon Izraelin për gjenocid kundër palestinezëve dhe mbështet BDS-në bazuar në politikat izraelite si 50 ligjet diskriminuese kundër palestinezëve, ndalimin izraelit të fëmijëve palestinezë të rinj deri në moshën 4 vjeçare pa proces të rregullt, shkatërrimin e shtëpive palestineze për ti hapur rrugën vendbanimeve të paligjshme izraelite, “murin e apartheidit” të financuar nga SHBA dhe pikat e kontrollit ushtarak. ZOA kundërshtoi javën e Black Lives Matter në shkollat ​​publike dominuese me ngjyrë të Filadelfias mbi frikën se kurrikula do të përmbante material antisemitik.

Është problematike që supremacistët e bardhë të njohur mirë, priten me krahë hapur nga disa çifutë dhe izraelitë, ndërkohë BDS-ja quhet antisemite, madje e penalizuar për përdorimin e fjalës së lirë për të sjellë ndryshime pozitive sociale dhe për t’i dhënë fund racizmit dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut në Izrael dhe Palestinë. Të djathtës pro-izraelite i mungon integriteti në këtë drejtim, dhe kjo është po aq problematike sa çdo mbështetje hebraike për administratën Trump, e cila kohët e fundit përmbysi DACA-n, një program që mbron emigrantët e rinj që hynë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara si të mitur. Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Jeff Sessions, i cili vështirë se mund të përmbante gëzimin e tij duke njoftuar ndryshimin e këtij programi, u frymëzua nga Akti i Emigracionit i SHBA-së i vitit 1924, i cili u promovua nga supremacistët e bardhë dhe eugjenistët ndërkohë u krijua për të mbajtur hebrenjtë, italianët dhe të ashtëquajturit “emigrantët moralisht të dëmtuar” kryesisht nga Evropa Lindore dhe Jugore jashtë vendit. Në një intervistë për Radion Breitbart të vitit 2015 me Bannonin, u tha se ligji i vitit 1924 “ishte i mirë për Amerikën”.

Pro-izraelitët e tërbuar që gjejnë kauzë të përbashkët me të bardhët, për sionizmin eshte moment percaktues. Një sistem shtetësie i klasit të parë për hebrenjtë izraelitë, shtetësi e dytë ose e tretë për shtetasit izraelitë me origjinë arabe dhe nënshtrim kolonial për njerëzit që jetojnë në burgjet në Bantustan nuk është demokraci. Përkundrazi, ky është racizëm. Lideri supremacist i bardhë, Richard Spencer, beson se nacionalizmi i bardhë – përfshirë një etnostat të dizajnuar ekskluzivisht për të bardhët – dhe zionizmi – një atdhe hebre – kanë shumë gjëra të përbashkëta. Kjo u pa qartë kur A & M Hillel Rabbi Matt Rosenberg e Texasit iu afrua Spencerit gjatë një ngjarjeje në kampus. “Ju vini këtu me një mesazh radikal përjashtues. Tradita ime më jep një mesazh përfshirës radikal, siç mishërohet nga Tora”, tha Rosenberg. “A do të ulesh e të studiosh Torën me mua dhe të njohësh dashurinë?”

“A doni me të vërtetë përfshirjen radikale në Shtetin e Izraelit?” Spenseri u përgjigj pasi Rosenberg heshti. “Çifutët ekzistojnë pikërisht për shkak se nuk i keni asimiluar me johebrenjtë … Unë e respektoj atë për ju. Unë dua që populli im të ketë të njëjtin sens për veten e tyre”.

Toksikimi i racizmit amerikan në klimën e sotme – supremaciste të bardhë kundër muslimanëve, arabëve, çifutëve, latinëve, zezakëve dhe grupeve të tjera racore, etnike dhe fetare – nuk duhet të nënvlerësohet. Kur një sinagogë në St Louis siguroi strehë për protestuesit që protestuan kundër fajesimit të kohëve të fundit të një oficeri të bardhë të policisë në vrasjen e një zezaku, në Twitter pati prirje per ti bërë thirrje policisë qe të conte gaz në sinagoge. Krime të tilla të urrejtjes janë në rritje gjatë kohës së Trump.

Duke e percaktuar termin pro-Izrael si pro-okupator dhe anti-arab, mbrojtësit e palëkundur të okupimit izraelit, ofrojnë një hapje për të zbardhur dhe rehabilituar neonazistët si miq të Izraelit dhe padrejtësisht e veshin BDS-në si antisemite të vërtetë. Përqafimi i tyre me nazistët dhe shtypja e vazhdueshme e palestinezëve është e papërligjshme dhe përfaqëson verbërinë e tyre.

 

David A Love është një gazetar dhe komentator i pavarur në Filadelfia dhe instruktor në Shkollën e Komunikimit dhe Informacionit të Universitetit Rutgers./ Gazeta Impakt

burimi:aljazeera

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne