Një zjarr shkatërrues në Spanjë ka marrë jetën e dy personave dhe ka detyruar mbi 20 mijë banorë të izolohen në shtëpitë e tyre.
Flakët shpërthyen mes Sanauja dhe Ribelles dhe përhapen me shpejtësi drejt Agramunt, të nxitura nga erëra deri në 125 km/h. Deri tani janë djegur mbi 6.500 hektarë, ndërsa qielli në rajon është errësuar nga një tym portokalli.
Forcat zjarrfikëse, avionët dhe reshjet e para kanë ndihmuar në vënien e situatës nën kontroll. Autoritetet kanë aktivizuar planin emergjent INFOCAT për verën. Rreziku mbetet i lartë për ‘ringjallje të vatrave’. Pamjet nga zona tregojnë skena që ngjasojnë me një ‘fund bote të vërtetë’./BW
