Zjarret masive në Los Angeles, raportohet për të paktën 11 viktima dhe 13 të zhdukur., dhjetëra persona të arrestuar për vjedhje

Sipas autoriteteve dhe mediave amerikane është vendosur një shtetrrethimi për banorët dhe policia ka arrestuar 22 persona për shkelje të këtij ndalimi, si dhe për shkelje të pronës, vjedhje dhe grabitje në zonat e prekura nga zjarret.

Rreth 153,000 njerëz janë nën një urdhër evakuimi dhe 166,000 nën një paralajmërim evakuimi, shkruan Sky News.

“Urdhri i evakuimit është një udhëzim i detyrueshëm për banorët që të largohen menjëherë nga zona për shkak të rrezikut të afërt. Paralajmërimet e evakuimit janë njoftime parandaluese që i bëjnë banorët të kuptojnë se duhet të përgatiten të evakuohen pasi situata mund të përkeqësohet”, tha sherifi i Los Anxhelosit, Robert Luna.

Shefi i Zjarrfikësve të qytetit Anthony Marrone thotë se zjarri i Eaton ka dëmtuar ose shkatërruar 7000 struktura.

Vihet re se zjarri shkatërrues është përhapur në 14,117 hektarë në frontin Eaton, ndërsa vetëm 15% e frontit është vënë nën kontroll.

Ndërkohë, zjarri në frontin e Palisades është përhapur në 21.596 hektarë, duke shkatërruar 5.316 struktura, ndërsa është vetëm 11% i kontrolluar./Panorama

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne