Zjarret në Hauai, 36 viktima dhe mijëra evakuime!

Të paktën 36 persona kanë vdekur pasi zjarret kanë përfshirë ishullin e Mauit në Hauai prej ditës së djeshme.

Zjarret janë favorizuar edhe nga erërat e forta nga një uragan që kalonte pranë, duke shkatërruar qindra ndërtesa dhe duke djegur disa zona deri në themel.

Mijëra njerëz janë detyruar të evakuojnë shtëpitë e tyre në ishull dhe është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Një operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar, teksa ka ende disa njerëz të humbur.

Pesë strehimore evakuimi janë hapur në Maui, tkesa zyrtarët më herët thanë se ato ishin “mbushur” me njerëz. Ishulli është një destinacion turistik tejet i preferuar dhe vizitorëve u është kërkuar të qëndrojnë larg./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne