Zjarri në malin e Dajtit, rrezikon Teleferikun, repartin e Gardës dhe Antenat

Situata me zjarret në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, pasi ka ende vatra të aktivizuara. Në Tiranë, vijon të jetë aktiv zjarri në Malin e Dajtit, ndërkohë që janë shuar flakët në fshatin Ibë. Zjarri në Parkun e Dajtit rrezikoi edhe Teleferikun, repartin e Gardës dhe Antenat, ndërkohë që vijon puna për shuarjen e tij.

Për neutralizimin e flakëve ka ndërhyrë nga ajri një helikopter, i cili ka vënë në kontroll vatrat. Në vetëm 24 orët e fundit janë shënuar 15 vatra zjarri aktive në disa qarqe të vendit. Emergjencat civile bëjën me dije se po mbajnë nën monitorim të gjithë vendin dhe përsërisin thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne