Zoti President Erdogan! Mos i beso Rames, eshte mashtrues nderkombetar

Nga Kreshnik Osmani

Ankaraja e zhgenjyer nga Shqiperia per lirimin e gylenxhiut terrorist nga gjykata e Durresit. Edhe pse i ka dorezuar te gjitha faktet dhe dosjen e plote pales shqiptare i akuzuari eshte lene per t’u gjykuar ne gjendje te lirë. Rama pritet t’u kete thene gjykatat i ka Saliu, Prokurorine e ka motra e vogel e tij Meta dhe ata jane gylenxhinj.

Erdogan bey!
Nuk ke pare gje akoma. Ky eshte mashtrues nderkombetar dhe shume prej atyre qe te informojne ty per te jane njelloj si ky.

Zoti President!
Ky genjen Ameriken, BE-ne, Merkelin. Genjen popullin e vet dhe nuk e ka fare problem. A mendon se nuk te genjen ty?!

Zoti President!
Ky eshte plotesisht i kapur nga krimi. Mafia dhe kriminelet me te rrezikshem te Shqiperise i dhane zgjedhjet ne tavoline dhe tani i shiti te gjithe. U tha, ikni, zhdukuni se nuk ju mbroj me dot. Disa peshq te vegjel po i fut ne burg. Abi, ky te fik deren dhe nuk e ka problem.
Ky tha per Trumpin eshte rreziku me i madh i botes dhe shkoi u fotografua serish me te.
Ky e shiti motren e vogel. A mendon se po pyet shume per vellain e madh?!

Abi, ky nuk eshte stabil. Nuk ka miq. Nuk ka shoke. Nuk ka fjale. Nuk ka burrni. Nuk ka turp. Nuk ka seder. Nuk ka norma. Nuk njeh rregulla. Te shet ne sekonde. Te flak ne sekonde. Ben sikur nuk te njeh sa te mbaroje hallin dhe punen e vet.

Zoti President!
Ti e rrite gjarperin me duart e tua kur ishte i vogel. Vazhdon te jesh i rrethuar nga nje kaste e krimbur ne korrupsion qe nuk ta thote asgje ashtu siç eshte. Kam frike se je pak vone. Shko e bej ndonje euro e dollar me Osmon Agen dhe mos u merr fare me keta. Lere te qete kete popull te vuaje fatin e tij te zi. Ketu nuk po çan dot Lu-ja, qe keta vdesin prej frikes prej tij. Mendon se mund te çash ti?!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne