Zv.presidenti Oktay: Anija «Fatih» nisi sondimin në Mesdheun Lindor

Zëvendëspresidenti, Fuat Oktay ndodhet në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV) për të marrë pjesë në ceremoninë e 36-vjetorit të themelimit.

Në fjalën që mbajti këtu Oktay e theksoi edhe një herë se nuk do të bëhet as lëshimi më i vogël nga interesat legjitime në lidhje me burimet e hidrokarbureve në Mesdheun Lindor.

“Dokumenti kornizë, që miratuan të hënën ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) duke treguar si pretekst për këtë aktivitetin tonë sondues në Mesdheun Lindor, për ne nuk ka asnjë vlerë juridike”,- nënvizoi ai.

Duke iu referuar operacionit «Burimi i Paqes» që zhvillohet në veri të Sirisë kundër organizatës terroriste separatiste YPG/PKK dhe DAESH, zëvendëspresidenti Oktay tha: “Ushtria jonë heroike vazhdon me sukses të pastrojë nga terrori çdo pikë të zonës, që është përcaktuar si korridor i paqes, si dhe të eliminojë kurthet e mbetura. Ne do të qëndrojmë aty [në rajonin e korridorit të paqes] deri sa terrorizimi të jetë shkulur nga rrënjët dhe të jetë vendosur paqja e qetësia”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne