Zvicra do të mbështesë përpjekjet për shuarjen e zjarreve në Greqi

Zvicra do të dërgojë 3 helikopterë ushtarakë dhe personel për të mbështetur përpjekjet për shuarjen e zjarreve që vazhdojnë prej 14 ditësh në rajonin e Evros në Greqi.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Punëve të Jashtme të Zvicrës, thuhet se zjarret vazhdojnë të prekin Greqinë.

“Në përgjigje të kërkesave për ndihmë nga autoritetet greke, Zvicra do të dërgojë 3 helikopterë ushtarakë dhe personel për të mbështetur operacionet për shuarjen e zjarreve në terren”, thuhet më tej.

Helikopteri dhe personeli që do të nisen nesër do të nisin punën për shuarjen e zjarreve në datën 3 shtator.

21 persona humbën jetën nga zjarret

Më 21 gusht në Viotia të Greqisë humbi jetën një bari dhe një emigrant i parregullt në Lefkimi në rajonin Evros.

Trupat e 18 personave, përfshirë 2 fëmijë, u gjetën në zonën pyjore të Dadias më 22 gusht dhe me gjasë u përkisnin emigrantëve të parregullt që përpiqeshin të kalonin lumin Evros për në Greqi.

Më 25 gusht numri i viktimave nga zjarret u rrit në 21 kur një trup tjetër, që besohet se i përkiste një emigranti të parregullt, u gjet në zonën pyjore të Dadias./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne