Zv/ministri i jashtëm turk Ahmet Yıldız viziton Prizrenin dhe Mamushën

Zëvendësministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Yıldız sot vizitoi Prizrenin dhe Mamushën, që ndodhen në pjesën jugore të Kosovës, ku mori pjesë në aktivitetet e shënuara me rastin e “23 prillit- Ditës së komunitetit turk në Kosovë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Zv/ministri Yıldız, i cili ndodhet në Kosovë për një vizitë zyrtare me rastin e “23 prillit- Ditës së komunitetit turk në Kosovë”, sot vizitoi KFOR-in turk, i shoqëruar nga Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kıvılcım Kılıç.

Pas takimit me komandantin e KFOR-it turk në Prizren, kolonelin Mustafa İhsan Tavazar, Yıldız mori pjesë në panelin me temën “E nesërmja e komunitetit turk në Kosovë” së bashku me Ministrin e Administratës Publike Mahir Yağcılar, në kuadër të aktiviteteve me rastin e “23 prillit- Ditës së komunitetit turk.
”Ballkani është si një gur i çmuar për ne”

Yıldız gjatë fjalimit të tij në hapjen e panelit theksoi se Turqia po mundohet që t’u përgjigjet kërkesave të popullit të Ballkanit e veçanërisht edhe popullit të Kosovës.

Ai duke theksuar se qëllimi i ndihmës së Turqisë në shtetet e dalura nga lufta si Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina është që të kontribuojnë në projektimin e të ardhmes në këto shtete tha se: “Ambasada dhe konsullata jonë këtu, TIKA, Instituti Yunus Emre, komunat tona dhe institucionet tjera të Turqisë janë duke u kujdesur për bashkëatdhetarët tanë në Kosovë”.

Ai njoftoi se Turqia ka fituar fuqinë përsëri pas tentimit për grusht shteti të 15 korrikut dhe falë fuqizimit të saj janë larguar edhe kërcënimet nga Siria dhe Iraku dhe një pjesë në kufirin me këto shtete tani është nën kontroll.

“Ne shpresojmë se me zgjidhjen e problemit të Sirisë do ta kemi mundësinë të tregojmë kujdes më të madh dhe t’u ndihmojmë shteteve mike dhe vëllezërve tanë në perëndim (Evropë/Ballkan). Po ashtu presim që këtë vit të rifillojmë procesin e negociatave për anëtarësim në BE dhe të rivitalizohen përpjekjet për anëtarësim pas një periudhe të marrëdhënieve të prishura dhe të ngadalësuara me shtetet e BE-së”, tha Yıldız.

Yıldız pasi që dëgjoi pyetjet dhe propozimet nga përfaqësuesit e partive politike dhe shoqatave, mësimdhënësve dhe studentëve të komunitetit turk lidhur me çështjen e shtetësisë së dyfishtë, premtoi se ata do të bëjnë më të mirën që të vazhdojë arsimimi në gjuhën turke në Kosovë dhe theksoi se komuniteti turk duhet ta ruaj vendin e saj.

Yıldız duke përmendur edhe çështjen e sulmeve ndaj flamurit turk në Prizren tha se “Ju e dini se Kosova është në zemrat tona, dhe bashkëatdhetarët tanë janë pjesë e zemrës sonë. Këto ngjarje nuk mund ta ndryshojnë politikën tonë, ndjenjat e Turqisë ndaj Kosovës dhe këto sulme janë akte të grupeve të margjinalizuara dhe nuk presim ndonjë të keqe nga Kosova”.

Në fund duke theksuar se trashëgimia e Shtetit Osman në Ballkan është më e madhe se ajo në Anadoll tha se kjo trashëgimi duhet të ruhet. Pas panelit Yıldız, vizitoi edhe Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Turqisë në Prizren, e cila është hapur vitin e kaluar dhe do të fillojë punën e çështjeve konsullore më 24 prill.
Vizita e zv/ministrit Yıldız në Mamushë

Gjatë ditës ambasadori Yıldız vizitoi edhe Mamushën, komunën e vetme turke në Kosovë, ku realizoi një takim me kryetarin e kësaj komune Arif Bütüç. Yıldız pas vizitave të realizuara në përmendoren e dëshmorëve të Çanakkalasë si dhe Shtëpinë e Komunikimit dhe Vëzhgimit (Ivit) të KFOR-it turk në Mamushë, mori pjesë edhe në pritjen e organizar nga komuna e Mamushës me rastin e “23 prillit- Ditës së komunitetit turk në Kosovë”.

Gjatë ditës së djeshme ambasadori Yıldız zhvilloi takime edhe me kryeministrin Isa Mustafa, ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj dhe Ministrin e Administratës Publike Mahir Yağcılar, në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë pastaj ai mori pjesë edhe në aktivitetet e 23 prillit në qytetin e Gjilanit.

Yıldız nesër pritet të marrë pjesë edhe në pritjën e organizuar me rastin e “23 prillit- Ditës së komunitetit turk në Kosovë” në Prizren./ AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne