Zyrtare nga policia: 7 nxënës të plagosur në aksidentin e Qafë Thanës

Policia ka dhënë detaje pas aksidentit të ndodhur pasdite në Qafë Thanë, ku një autobus me gjimnazistë të një shkolle në Roskovec ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur 7 nxënës. Fatmirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.11.2018, rreth orës 17:00, në Qaf Thanë, Autobuzi me targe AA 723 OP me drejtues shtetasin L. H, duke udhëtuar nga Korça në drejtim të Fierit, ku në këtë autobuz udhëtonin nxënës të një shkolle të Rroskovecit, për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe nga pakujdesi e drejtuesit te mjetit ka dale nga rruga ku per pasojë u lënduan lehtë shtetasit : L. V., 17 vjeçe, E.D. 15 vjeç, N. H. 17 vjeçe, .B. Q., 18 vjeç, J. G., 17 vjeç, D.V., 17 vjeç, M.V., të cilët pas kontrollit mjeksor dhe marrjes së ndihmës së parë, janë në pritje të autobusit tjetër për tu larguar për në banesat e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne