Zyrtari i DASH shokohet nga pyetja në lidhje me demokracinë në Arabinë Saudite

Stuart Jones, zëdhënës i DASH të martën në përgjigje të një pyetje nga një gazetar në lidhej me të dhënat rreth të drejtave të njeriut dhe demokracisë në Arabinë Saudite, mbeti i tronditur dhe i shokuar duke qëndruar për disa kohë i heshtur gjë që tërhoqi edhe vëmendjen e mediave dhe përdoruesve të rrjeteve sociale.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, gazetari amerikan duke iu referuar deklaratave të fundit të sekretarit të DASH në prani të zyrtarëve sauditë në lidhje me zgjedhjet presidenciale në Iran, i kujtoi atij gjendjen e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite dhe tha: Ju si i vlerësoni angazhimet e Rijadit për demokraci. Zv/sekretari i DASH për 20 sekonda ka qëndruar i heshtur duke mos qenë në gjendje të përgjigjet dhe më pas tha: Mendoj se takimet e presidentit amerikan ke krerët e vendeve arabe të Gjirit Persik kanë treguar progres të dukshëm në bashkëpunimin me Arabinë Saudite, duke u zotuar të gjithë për luftë kundër ekstremizmit, kurse në lidhje me shfaqjen e shqetësimeve në lidhje me “ndikimin e Iranit: në Siri, ka thënë: Ne praninë e Iranit në Siri nuk e konsiderojmë si zgjidhje politike të krizës atje./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne